SHBA-ja tërheq një pjesë të stafit diplomatik nga Mianmari

SHBA-ja urdhëroi një pjesë të stafit diplomatik të largohen nga Mianmari të martën pasi goditja e ushtrisë ndaj demonstruesve pro-demokracisë shënoi ditën e saj më të përgjakshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata e Bidenit lejoi çdo punonjës qeveritar dhe familjet e tyre të largohen nga vendi më 14 shkurt në kohën kur ishin ditët e para të përpjekjeve të dhunshme të ushtrisë për të shuar protestën.

Veprimi i së martës shkon një hap më tej, duke urdhëruar largimin e tyre mes një rritjeje dramatike të dhunës.

Departamenti i Shtetit njoftoi ndryshimin brenda një njoftimi të udhëtimit ku paralajmëronte për të gjitha udhëtimet në Mianmar për shkak të “zonave të trazirave civile dhe dhunës së armatosur” si dhe për pandeminë e COVID-19.

Të paktën 141 persona, përfshirë disa fëmijë, u qëlluan për vdekje nga regjimi ushtarak në Mianmar të shtunën në një goditje të dhunshme kundër protestave pro-demokracisë që shpërthyen pas marrjes së pushtetit nga junta më 1 shkurt. Vrasjet masive shënuan ditën më të përgjakshme të vendit që nga grusht shteti.

Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) bëri të ditur se vrasja e tetë protestuesve nga policia dhe forcat e sigurisë të martën e çoi numrin e përgjithshëm të demonstruesve të vrarë në të paktën 521.

Muajin e kaluar, ushtria e Mianmarit rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi pasi partia e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) arriti fitore të madhe në zgjedhjet mbarëkombëtare në nëntor. Në përgjigje të grushtit të shtetit, grupet civile në të gjithë vendin filluan një fushatë të mosbindjes civile duke mbajtur demonstrata masive dhe protesta.



. .

Ngjarja paraprake

Gallatë në rrjetet sociale: AFRIM GASHI apo HAXHI PISHMANI!?

Ngjarja e ardhëshme

Turqia vazhdon operacionet kundër organizatës terroriste FETO

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian