SHBA-ja raporton rreth 40 mijë raste të reja me coronavirus dhe mbi 600 të vdekur

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë publikuar të dhëna më të reja të pandemisë.

Numri i infeksioneve të coronavirusit në SHBA është rritur në 24 orët e fundit me 38,984 dhe 672 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 7,475,262 dhe 210,232 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me numrin më të madh të rasteve në botë.

India renditet e dyta me 6,832,646 raste dhe Brazili është i treti me gjithsej 4,978,531 raste. 

Ngjarja paraprake

Batuta e Ramës me Varhelyi: Kemi vite që përgatitemi për dasmë, por nuk vijnë krushqit

Ngjarja e ardhëshme

Arbër Ademi: Amendamentet në Kuvend mund të dorëzohen edhe vetëm në gjuhën shqipe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian