shba gjykatesja i hap rrugen publikimit te raportit te prokurorit te posacem smith per 6 janarin 67858f59e53e3

SHBA, gjykatësja i hap rrugën publikimit të raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për 6 janarin

January 14, 2025
1 minut lexim

Një gjykatëse federale tha të hënën se Departamenti i Drejtësisë mund ta publikojë raportin e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith mbi çështjen ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.

Vendimi i gjykatëses Aileen Cannon, e emëruar nga zoti Trump, është zhvillimi i fundit lidhur me raportin e Prokurorit të Posaçëm mbi dy çështje të lidhura me zotin Trump, por nga të cilat Departamenti i Drejtësisë u tërhoq pasi zoti Trump fitoi zgjedhjet, në bazë të një praktike të hershme të Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur padi penale ndaj presidentëve që janë në detyrë.

Gjykatësja Cannon më parë kishte bllokuar përkohësisht Departamentin e Drejtësisë të publikonte raportin. Urdhri i fundit i saj të hënën i hap rrugën publikimit të pjesës së raportit mbi ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2020.

Ajo caktoi një seancë për të premten për të përcaktuar nëse departamenti mund t’u japë ligjvënësve pjesën e raportit për çështjen e dokumenteve të klasifikuara.

Departamenti ka thënë se nuk do ta zbulojë publikisht atë pjesë për sa kohë që procedimet penale kundër dy të pandehurve të tjerë për këtë çështje mbeten të hapura./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tre ne kater shofere ne britani thone se po verbohen nga dritat me te ndritshme te makinave 67858cb8a1012
Story i mëparshëm

Tre në katër shoferë në Britani thonë se ‘po verbohen nga dritat më të ndritshme të makinave’

zjarret shkaterruese ne los angeles aktori dicaprio arratiset me avion privat 6785912de158d
Story i radhës

Zjarret shkatërruese në Los Angeles, aktori DiCaprio “arratiset” me avion privat

Të fundit nga

ShkoLartë