SHBA “e përgatitur” të publikojë raportin për vrasjen e Khashoggi-t

Administrata e presidentit amerikan Biden tha sot se është “e përgatitur” për të publikuar një raport të paklasifikuar ku jepen detaje rreth të kuptuarit të saj se kush është përgjegjës për vrasjen e kolumnistit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha përfaqësuesve të mediave se administrata është e gatshme të publikojë raportin në Kongres pasi ish-presidenti Donald Trump bllokoi ekipin e tij që të respektojë ligjin dhe ta bëjë publik raportin.

“Ky është ligji dhe ne do të zbatojmë ligjin”, tha Psaki, duke shtuar: “Ne, natyrisht, presim që Arabia Saudite të përmirësojë gjendjen e saj mbi të drejtat e njeriut. Kjo përfshin lirimin e të burgosurve politikë, siç janë aktivistët e të drejtave të grave nga burgjet saudite.”

Khashoggi u vra në mënyrë brutale dhe me gjasë u copëtua brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor tl vitit 2018. Përderisa zyrtarët sauditë fillimisht mohuan çdo rol në vdekjen e tij, ata më vonë u përpoqën të shfajësoheshin duke thënë se ishte një operacion që u interpretua keq.

Ky shpjegim është refuzuar gjerësisht si nga OKB dhe ligjvënësit në SHBA, ndërsa raportohet se CIA në raportin e saj që ende është i klasifikuar, erdhi në purfundim se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman urdhëroi drejtpërdrejt vrasjen e tij.

Gjatë kohës së tij në detyrë, Trump kishte tentuar vazhdimisht të mbrojë udhëheqësin saudit nga pasojat, i përballur nga kritikat e dy partive amerikane.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines, u angazhua gjatë seancës dëgjimore se do t’i sigurojë Kongresit raportin e paklasifikuar të komunitetit të inteligjencës për vrasjen brutale.



. .

Ngjarja paraprake

Moyes: Lingard mund të transferohet përfundimisht në West Ham

Ngjarja e ardhëshme

Publikohet lista, ja kompanitë që kanë marrë ndihmë, por s’i kanë dhënë rrogat punëtorëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian