SHBA dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë

1 minut lexim

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje.

Marrëveshje do të bëhet javën e ardhshme për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë.

Sipas një njoftimi të DASH-it, kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë e kompanive amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë, “përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Serbi”.

Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të mërkurën më 18 shtator, Nënsekretari i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç do të mbajnë komente në ceremoninë zyrtare./VOA

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shiste kanabis në doza, arrestohet 20 vjeçari në Lushnje, nën hetim një tjetër

Story i radhës

Prishtina në presion të Ballkanit

Të fundit nga