SHBA dëbon 8 aplikacione Kineze përfshirë Alipay dhe WeChat Pay

Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili dëbon shërbimet e pagesave Alipay dhe WeChat Pay së bashku me 6 aplikacione të tjera Kineze në SHBA sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Një zyrtar i lartë i administratës shpjegoi se urdhri do të ndalojë qeverinë Kineze nga grumbullimi i informacioneve për përdoruesit Amerikane.

Sipas Nju Jork Times autoritetet Amerikane kanë arritur në përfundimin se një numër aplikacionesh Kineze automatikisht kapin të dhëna të ndjeshme dhe personale nga miliona përdorues Amerikanë.

Presidenti ngriti shqetësimin për aplikacionet të cilat mund të përdoren për të gjurmuar vendndodhjen e punonjësve federalë dhe kontraktorëve. Urdhi prek edhe aplikacionet Tencent QQ Messenger, CamScanner, SHAREit, Vmate dhe WP Office.

Lajmi vjen pasi administrata Trump po elaboronte mundësinë e dëbimit të TikTok dhe WeChat nga SHBA. Të dy përpjekjet u bllokuan nga një gjykatë me arsyetimin se shkelet liria e shprehjes. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Me këto metoda efikase mund ti rritni flokët shpejtë

Ngjarja e ardhëshme

Shkarkohet Tortoshi!?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian