SHBA, çdo ditë 10 meksikanë vdesin nga koronavirusi

Në SHBA, vendi i cili më së shumti është ndikuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), çdo ditë vdesin 10 meksikanë nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë meksikane të Lidhje me Jashtë, në SHBA që nga muaji mars për shkak të COVID-19 kanë humbur jetën 10 meksikanë në ditë.

Për shkak të pandemisë deri më tani kanë vdekur 2.892 shtetas meksikanë, ndërsa shtetet e New York-ut, Kalifornisë, Arizonës dhe Texasit janë shtetet me më shumë vdekje.

Ndërkohë numri i vdekjeve të meksikanëve nga virusi në shtetet tjera jashtë SHBA-së u njoftua se është 17.

Meksika është vendi i 4-t me më shumë vdekje nga COVID-19 me 105.655, si dhe me 1.107.071 raste gjendet në vendin e 11-të.



. .

Ngjarja paraprake

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person

Ngjarja e ardhëshme

Luana Vjollca arrin suksesin e radhës, fiton medalje nga Youtube!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian