SHBA bëhet qendra e botës e operacioneve të gërmimit të bitcoin

Shtetet e Bashkuara kanë parakaluar Kinën dhe sot janë vendi me numrin më të lartë të operacioneve të gërmimit të bitcoin sipas të dhënave të publikuara nga Cambridge Centre for Alternative Finance.

Statistikat tregojnë sesi bllokim i operacioneve të gërmimit të bitcoin dhe tregtimit të kriptomonedhave nga autoritetet Kineze duke shkatërrua një industri të tërë.

Fuqia e kompjuterike që gërmon në rrjetin global të bitcoin nga Kina, njohur si “hash rate” ra në 0 në Korrik nga 44% që ishte në Maj dhe 75% në 2019-ën.

Gërmuesit kanë zhvendosur fabrikat e tyre në vend të tjera si Amerika Veriore dhe Azia Qendrore. Si rezultat sot SHBA është vendi me operacionet më të mëdha të gërmimit dhe zë 35.4% të hash rate ndjekur nga Kazakistani dhe Rusia.

Autoritetet në vende të ndryshme të botës janë më tolerante sesa ato Kineze. Gërmuesit Kinezë tashmë po zhvendosen në rajone të tjera edhe pse i presin vështirësi të mëdha logjistike. /PCWolrld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

СДСМ: Инситуциите да постапат по снимката каде соработник на Димитриевски договара купување гласови

Ngjarja e ardhëshme

Над 500 сопственици на дивоградби во Националниот парк Галичица побарале да им се легализираат

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian