SHBA 10 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, ja kur pritet të kalojë në Kongres

Kongresi amerikan pritet të finalizojë këtë javë miliarda dollarë ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën.

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kongresit të miratonte një paketë prej 10 miliardë dollarë.

Gjysma e kësaj shume do të shkonte në kuadër të dislokimit të trupave të SHBA-së në rajon dhe për sigurimin e pajisjeve ushtarake për Kievin, ndërsa pjesa tjetër do të ndihmonte Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë e SHBA-ve për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) për dhënien e ndihmës ekonomike.

Kongresi ka fjalën e fundit për financimin dhe pritet ta kalojë paketën financiare të premten.

Përpara miratimit, ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, falënderoi ligjvënësit teksa u kërkoi atyre të ndërmarrin veprime urgjente.

Në një letër drejtuar Kongresit, ajo bëri thirrje që fondet të jenë “maksimalisht fleksibël për të siguruar një reagim të menjëhershëm ndaj sfidave të reja”.

Markarovae vendosi theksin dhe te ndihma që duhet të japin SHBA-të veçanërisht me “aeroplanët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbledhja e grupit të PD-së/ Ferdinand Xhaferri i kërkon Bashës doreheqjen

Story i radhës

Memushaj: Drejtori i AZGJ-së Ylber Sela dhe i ITSHKSH- së Asani, dy djem të gjallë dhe atdhetarë

Të fundit nga