Shaqiri: Universiteti i Tetovës i cili me sukses funksionon, përparon dhe zhvillohet tanimë 27 vite

Universiteti Shtetëror i Tetovës funksionon shkëlqyeshëm edhe në kushtet e pandemisë, gjegjësisht e ka përshtatur mirë punën me këto rrethana të jashtëzakonshme dhe në mënyrë të barabartë kujdeset jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit publik, por edhe e ruan cilësinë e procesit arsimor në nivel të lartë.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe i Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së ditës së sotme në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku në takim me administratën e rektorit u njoftua me punën aktuale në institucionin e arsimit të lartë.
„Nga ajo që pash dhe mund të konkludoj, universiteti mirë e menaxhon procesin arsimor në kushtet kur pandemia ndërlikon funksionimin e të gjithë shoqërisë, përfshirë edhe sistemin edukativo-arsimor. “Universiteti punon sipas protokolleve, mbron shëndetin e studentëve dhe profesorëve, dhe njëkohësisht përpiqet jo vetëm të ruajë cilësinë e procesit arsimor, por edhe në mënyrë shtesë ta ngritë”, tha ministri Shaqiri, duke shtuar se kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse konkurrenca duhet të ekzistojë në të gjitha kushtet dhe në çdo kohë, sepse ajo e zhvillon cilësinë e sistemit arsimor kombëtar.

„Besoj se ky universitet, i cili me sukses funksionon, përparon dhe zhvillohet tanimë 27 vite, por edhe të gjithë të tjerët do të ruajnë entuziazmin në këtë periudhë krize dhe do të vazhdojnë të krijojnë breza nga të cilët presim të kontribuojmë në zhvillimin e vendit, breza që do të përgatiten mirë, do t’i marrin gradualisht rolet e të rriturve dhe do të jenë bartës të prirjeve, proceseve dhe ndryshimeve shoqërore”, potencoi Shaqiri.

Ministri informoi se vizita në Universitetin e Tetovës është pjesë e agjendës për të vizituar institucionet e arsimit të lartë në vend, siç theksoi ai planifikon t’i realizojë në periudhën e ardhshme, ndërsa për shkak të realizimit të kontakteve të drejtpërdrejta dhe të njohjes me punën por dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet me të cilat krijojnë kuadrë akademik dhe shkencor.

„Të shohim se çfarë dhe si mund të ndihmojmë, së bashku të gjejmë mënyra dhe zgjidhjen për tejkalimin e këtyre sfidave, sepse puna e tyre është me interes të lartë shoqëror” shtoi ministri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Murati te Phoenix-i

Story i radhës

Boçvarski: Kemi aktivitete serioze në pjesën e lidhjes së infrastrukturës rrugore me Bullgarinë

Të fundit nga