Shaqiri: Përgatitëm pako edukative për promovimin e vlerave të filmit “Toka e Mjaltit” ndërmjet nxënësve

Përmes aktiviteteve jashtëshkollore, porositë nga filmi dokumentar “Toka e Mjaltit”, i cili garoi për Oscar në vitin 2020, të barten te nxënësit e moshës prej 10 – 14 vjeç. Të rinjtë mësojnë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor nga shkatërrimi, dhe sa të rëndësishme janë bletët për të mirën e përbashkët.

Kjo ishte e paraparë me memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe kompanitë private Farmahem dhe Apollo. Ato së bashku, përgatitën pako edukative që sot u shfaq para publikut ndërsa tanimë përfshihet në shkollat fillore në 14 komuna të rajonit të Bregallnicës ku mësojnë mbi 8000 nxënës nga klasa e pestë deri në të nëntën.

Në promovimin e sotëm të rezultateve të këtij projekti të përbashkët, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, tha se pakoja edukative përmban tri vepra autoriale: libër me ilustrim për nxënësit e shkollave fillore dhe dy lojëra interaktive të cilat janë të krijuara në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke.

“Në Materialet edukative janë futur porosi nga filmi dokumentar “Toka e Mjaltit” dhe të njëjtat zgjojnë kureshtjen, mësimin dhe shkëmbimin e përvojave mes mësimdhënësve dhe nxënësve, të cilat mundësojnë avancimin e aftësive të tyre për mësim të përjetshëm”, tha ministri Shaqiri, duke shtuar se projekti ka forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nga sektori publik, privat dhe ndërkombëtar, ndërsa siç u shpreh ai, bart përgjegjësi të madhe për krijimin e kushteve për ndryshime në arsim.

“Me këtë produkt kreativ dhe artistik, ekipi i autorit mundësoi që vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për promovimin e vlerave të filmit “Toka e Mjaltit” të bëhet realitet”, theksoi Shaqiri. Ai shpjegoi se loja zgjat nga gjysmë ore deri në maksimum 45 minuta dhe i mundëson secilit prej lojtarëve të luajë ndryshe dhe të arrijë fitoren ndryshe. Ekipi i autorit respekton plotësisht 5 parimet e lojës si medie mësimore, përkatësisht parimet e rëndësisë, interaktivitetit, kënaqësisë, aktivizimit dhe përsëritjes. Për rikujtim, dokumentari “Toka e Mjaltit ” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov, ishte në garën më të ngushtë për të fituar dy nga statuetat më prestigjioze të arta në ndarjen e çmimit të 92-të të filmit. Në vitin 2020, para fillimit të pandemisë Covid-19, përfaqësuesit tanë përgatitën surprizë cilësore përmes ndarjes së një historie reale për kultivuesen e fundit femër të bletëve të egra në Evropë, e cila jeton në simbiozë me natyrën. “Toka e Mjaltit ” fshatin Bekirlija e bëri si vend qendror jo vetëm në industrinë e filmit, por edhe në mbarë botën me ngrohtësinë dhe filozofinë jetësore të Atixhe Muratova për shpërndarje të barabartë. Në ndërkohë, Filmi ka marrë mbështetjen e Qeverisë për promovim më të madh të porosive , veçanërisht në mesin e popullatës së re.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuredini: Gjykatat gjithashtu duhet të japin kontributin e tyre në ruajtjen e mjedisit jetësor

Story i radhës

Apple shkurton prodhimi e modelit të iPhone me 20%

Të fundit nga