Shaqiri menaxher i futbollit 

Trajneri i klubit të futbollit Vizioni nga Ferizaj, Vigan Shaqiri, është edhe menaxher i ri i futbollit për Kosovë.
Ai është menaxher i kompanisë “Fiducia”, që përbëhet nga 6 menaxherëve. 

Selia e kompanisë është në Dortmund, por ka edhe degë në Frankfurt, Siegen dhe se shpejti në Shkup dhe në Kosovë.

“Për ne fokusi është që klientët tanë të zhvillohen në mënyrë optimale dhe pa stres.

Ne i marrim përsipër të gjitha detyrat jashtë fushës. Qofshin negociata me klube, kërkim i një apartamenti apo gjëra private. 

Ne gjithashtu kujdesemi për reputacionin e lojtarëve tanë, fitnessin dhe ushqimin e tyre.
Gjëra që na veçon nga kompanitë në Balkan, është rrjeti ynë i mirë në botën e futbollit. 

Siç e di ndoshta, ne jemi te lidhur me klube nga Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Turqia dhe shumë vende të tjera”, njoftohet mes të tjera nga kjo kompani.

Ngjarja paraprake

Gjilani kalon në zonën e gjelbër, Haziri ka një mesazh për qytetarët

Ngjarja e ardhëshme

IHMK: Gjendja më e rënduar paraqitet në disa komuna të Dukagjinit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian