shaqiri me vmro ne dhe znam in kemi biseduar per statusin e uck se ligji gati per 2 3 muaj 6788550ad68bf

Shaqiri: Me VMRO-në dhe ZNAM-in kemi biseduar për statusin e UÇK-së, ligji gati për 2-3 muaj

January 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 janar – Deputeti Rijad Shaqiri, gjatë një interviste për Alsat, ka thënë se përfaqësuesit e koalicionit VLEN kanë biseduar me partnerët maqedonas të koalicionit qeveritar, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Poshtë lartë kemi biseduar me përfaqësuesit eniment të dy partive politike dhe besoj që mund të thuhet se këtë temë duhet ta shqyrtojmë bashkërisht. Parimisht në suaza të kornizave të kompetencave të tyre janë të gatshëm dhe dakord që ketë ligj njëherë e përgjithmonë ta fusim në procedurë dhe Maqedonia të hapërojë drejt stabilitetit. Nuk mund të anashkalohen nga shteti sepse dihet se edhe njëra palë edhe tjetra kanë kontribuar për të mirën e këtij shteti”, u shpreh Shaqiri.

Ai la të kuptohet se pr/ligji për UÇK-në do të jetë gati për 2-3 muaj.

“Ende nuk e kemi propozuar, ende jemi në fazën e ripërpunimit. Këtë ligj jemi duke e punuar si grup parlamentar i koalicionit VLEN me të gjithë kolegët. U desht të pritet 23 vite pas luftës që dikush të del dhe ta merr një iniciativë të tillë. Kur kemi pritur 23 vite, besoj se 2-3 muaj nuk janë shumë”, ka deklaruar Shaqiri.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ia permenden faktin qe ska femije rozana radi qan me denese une jam pa shtepi vetem per kete me shume shkoj une ne spital se doktoret 6788505697b71
Story i mëparshëm

Ia përmendën faktin që s’ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

kandidatja per deputete e pdk se sot vitia i dha vulen fitores 678863572c405
Story i radhës

Kandidatja për deputete e PDK-së: Sot Vitia i dha vulën fitores

Të fundit nga

ShkoLartë