Shaqiri: Kemi marrëveshje, rritje prej 15% të rrogave për arsimtarët nga muaj shtator

Pas mbledhjes disa orësh mes Ministrisë së Arsimit dhe SAShK-ut duket se është gjetur më në fund një gjuhë e përbashkët. Në fund të mbledhjes pati një konferencë për shtyp të ministrit të Arsimit Shaqiri ku bëri të ditur se është arritur një marrëveshje për rritjen e pagave me 15 për qind të arsimtarëve në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Ramë dakord ti pranojmë disa pjesë të kërkesave. Do të ketë rroga më të larta në arsimi, nga muaji shtator do të ketë rritje rrogash prej 15 për qind për të gjithë arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme. Duhet të flasim edhe për kontratat kolektive, por do të ritakohemi përsëri. Jam i lumtur që çdo gjë mbaroj me sukses”, tha ministri Shaqiri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Miratohet ligji me të cilin sigurohet mbështetje financiare për pjesën e mbetur të autostradës Shkup-Bllacë

Story i radhës

Casemiro mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”

Të fundit nga