Shaqiri: E kam pasur ëndërr të luaj për Kosovën, por jam krenar edhe me Zvicrën

Ka përfunduar miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës në Zurich.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me “Dardanët” që zhvilluan një paraqitje shumë pozitive.

Ishte një gol i Rashicës që i dha avantazhin Kosovës, por një dalje e gabuar e Aro Muric, ndikoi që Lobota ta barazoi rezultatin në 1 me 1.

Xherdan Shaqiri luajti për 75 minuta për helvetikët, duke u zëvendësuar mes duartrokitjeve të shikuesve.

Pas ndeshjes, Shaqiri tha se me këtë ndeshje e kanë parë kualitetin që ka Kosova.

“Ndjenjë speciale ka qenë, hera e parë që kam lujtur kundër Kosovës. Edhe publiku ka qenë fantastik, edhe Kosova ka lujtur mirë, ka një ekip të mirë duhet të luajë me ekipe të forta. E kemi pa kualitetin që e kanë, janë të ri, ju duhet eksperiencë, lojtarët po e ndërrojnë klubet po shkojnë ligat më të mira. Besoj që vyn hala kohë, por janë në rrugë shumë të mirë për të shkuar më parë”, tha Shaqiri.

Në fund, gjilanasi tha se gjithmonë ka pasur ëndërr të luaj për Kosovën, por se ndihet krenar edhe me Zvicrën.

“Normalisht që gjithmonë e kam pas ndërmend me vesh e ëndërr me lujt për Kosovën por kështu ka ardhë koha. Jam krenar edhe me Zvicrën sepse ka dhënë shumë për familjën tonë. Besoj që barazimi më i ëmbël është ky”, përfundoi Shaqiri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mijëra civilë mund të kenë vdekur në Mariupol”

Story i radhës

Kush është Nuredin Dumani, i akuzuar për 7 vrasje, miqësia dhe armiqësia e tij me Talo Çelën

Të fundit nga