Shaqiri: Arsimi dual do të rris punësimet në Maqedoni

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka theksuar se duhet promovuar arsimi dual profesionale në mënyrë që të rritet numri i nxënësve në këto drejtime. Sipas tij ka mungesë të theksuar të kuadrove profesionale në tregun e punës.

Shaqiri theksoi se së bashku me pushtetin lokal dhe komunitetin e bizneseve do të kontriubojnë në këtë drejtim.

“Bizneset,menaxherët e kompanive dhe drejtorët e shkollave më së miri e dinë ku duhet të intervenohet për të siguruar drejtime të cilat janë të kërkuara në treg dhe cila është mënyra më e mirë të realizohet”, tha Shaqiri.

Shaqiri shtoi se kjo do të rrisë edhe punësimet dhe qëndrimin e të rinjve në vendin e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

17 kazinotë më të mira të Bitcoin për lojërat BTC dhe bonuset kripto në 2022

Story i radhës

Ethereum bie nën 2,900 dollarë, Aktiviteti i Rrjetit të ETH bie

Të fundit nga