Shaqir Fetahu “kërcënon”, Bexhet Musliun pronarin e Zhurnal-it, pas publikimit të lajmit për “Skandalin-Propagandë”! (FOTO)

September 14, 2024
1 minut lexim

Shkup, 14 shtator – Pas publikimit të lajmit sot 14 Shtator në portalin Zhurnal me Titull “SMS-at e Shaqir Fetahut drejtuar funksionarëve për heshtjen e “skandalit” për propagandë, nuk do t’i ndihmojnë, vetëm dorëheqja shpëton Fetahun !”, kreu i BFI-së Shaqir Fetai ka kontaktuar themeluesin e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal Bexhet Musliu-n, në Whatsapp, dhe sipas informatave jozyrtare, Fetau po tenton të hesht Agjencinë e Lajmeve Zhurnal për botimet mbi “Skandalin” , propagandën e shumë përfolur në opinion.

z.Musliu tregon se sot më datë 14 Shtator 2024, në aplikacionin Whatsapp është kontaktuar nga kreu i BFI-së , z. Shaqir Fetau, duke mos dashur publikisht të tregoj se çfarë i ka shkruar z.Fetau, por nga revolta , shqetësimet që i janë bërë z. Musliut, thotë se nëse z.Fetahu brenda 48 orëve nuk do ti kërkon falje, ai të hënën do ta denoncon rastin tek organet kompetente.

I pyetur z. Musliu, se a është kërcënuar nga z.Fetahu, ai nuk e mohoi e as nuk e pohoi , por tha se ai do të le që rastin ta zbardhin organet kompetente.

Në dëshmin që na e dha z. Musliu, qartë shihet se si sot Fetau ka kontaktuar z. Musliu në Whatsapp, dhe më pas menjëherë i ka fshir mesazhet.

z.Musliu kërkon nga kreu i BFI-së që brenda 48 orëve kreu i BFI-së të kërkon falje për shqetësimin. Nëse kjo nuk do ndodh , rasti do të paraqitet në organet kompetente.

z.Musliu për Zhurnal thotë se, “kërcënimet mes rreshtave” të z. Fetaut, nuk do të frikësojnë atë të vazhdon me zbardhjen e rasteve “Skandaloze” , e aq më pak të Shaqir Fetaut, i cili për opinionin veçse është më i njohur mbi veprimet e tij në BFI.

z.Musliu, gjithashtu bëri të ditur se rastin do ta paraqes edhe te Shoqata e Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mungesa për mjekë dhe infermierë/ Shqipëria, nën mesataren europiane për punonjës shëndetësie

Story i radhës

​Shpërthen cisterna në Haiti, ka viktima e të plagosur

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk
ShkoLartë