Shano: Rritja e çmimeve në Shqipëri spekulative, bordi i qeverisë nuk reflekton çmimet në bursë

“Rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore është spekulative”, kështu deklaroi eksperti i ekonomisë, Dritan Shano.

Ai tha se efektet e luftës në Ukrainë nuk duhet të ndihen në këto momente në Shqipëri, prandaj rritja është spekulative.

Shano shtoi se çmimet në treg do të vijojnë të mbeten spekulative edhe për shkak të Bordit të ngritur nga kryeminsitri Rama, pasi nuk reflekton çmimet në bursë.

‘Çmimet për shkak të luftës në Shqipëri ende nuk kanë arsye të rriten, efektet e luftës nuk kanë arsye të ndijohen në këtë situatë. Çfarë marrim ne nga zona e luftës, miell dhe karburante, unë se besoj se ne kishim zero rezerva mielli dhe nafte. Efektet e luftës në Shqipëri do të ndihen më vonë, ka qenë një situatë spekulative, do të vijojë të mbettë spekulative edhe për shkak të atij bordi të ngritur nga kryeministri Rama, pasi bordi nuk reflekton çmimet në bursë, pasi nuk arrin ta ndjekë dot’, tha Shano.

Sa i përket kërkesës për uljen e taksave Shano tha se kjo nuk është zgjidhje, pasi ulja e taksave nuk reflekton tek qytetari.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi, se përse ngritja e taksave reflekton menjëherë në xhepat e qytetarëve ndërsa ulja e tyre jo, Shano tha se:

“Biznesi nuk e ul menjëherë çmimin, është kaq e thjeshtë. Në një ekonomi tregu është tregu ai që vendos. Qeveria në këtë mes nuk ka ndonjë rol, nëse qeveria krijon një rol atëherë nuk kemi më ekonomi tregu. Për këtë arsye ekonomistët nuk këshillojnë uljen e taksave si mjetin e parë për uljen e çmimeve të rritur në mënyrë të menjëhershme, por kërkojnë një funksionim të shtetit pra enteve rrefgullatore që japin llogari në parlament që i mbrojnë nga monopoli dhe oligopoli. Detyra e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë të qytetarit është të shkatërrojë këto monopole apo oligopole, dhe jo vetëm kur plas lufta diku larg, por çdo ditë. Rritja e çmimeve ka të bëjë me atë luftën diku në Europë, por dhe nga keqqeverisja”. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Frika nga martesat e së njëjtës gjini, Kosova nuk i “hap rrugë” kodit të ri civil

Story i radhës

​Gjenerali amerikan numëron dobësitë e ushtrisë ruse: Ja pse lufta është në favor të ukrainasve

Të fundit nga