Shala shënon nga 20 metra, Shkëndija i afrohet kreut

Shkëndija e Tetovës ka marrë tre pikë në Shkup, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Skopje në takimin e javës së 24-të tël Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

Ndeshja u luajt në stadiumin në Autokomandë, ndërsa tetovarët treguan lojë më të mirë. 

Futbollisti Adenis Shala është kthyer me gol, i cili në minutën e 22-të ka shënuar nga njëzet metra, ku i pafuqishëm ishte portieri vendas Efremov.

Në minutën 79-të, Eraldo Çinari i jep goditje përfundimtare vendasve dhe thellon fitoren e kuqezinjve, 0:2.

Struga Trim Lum kryeson me 46 pikë, pasojnë Shkupi 42, Shkëndija 41 dhe Skopje është në vend të dhjetë me 14 sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Olta debaton me Kristin: U zgjove nga gjumi ti!

Story i radhës

“Importi i punëtorëve nuk është zgjidhje”/ Deanovski: Pas një apo dy muajve edhe ata largohen në vendet e BE-së

Të fundit nga