Shakohoxha tregon problemin e kuqezinjve

Shqipëria do të luajë pak momente më vonë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë.

I ftuar në studion e “Supersport“ për të analizuar Kombëtaren kuqezi, Dritan Shakohoxha ka treguar problemet ku çalon skuadra. Në një krahasim epokash, komentatori i njohur thekson se grinta është po njësoj, por problemi që Shqipëria nuk ka mundur të kapërcejë dot është marrja e rolit të liderit në fushë.

“Po flasim për kohë që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Besoj se grinta është njësoj si tani si atëherë.

Përveç grintës unë mendoj se problemi jonë më i madh është mos mbajtja dot e kostumit të liderit. Nuk e bëjmë dot liderin. Ne luajmë vetëm në presion dhe që të jemi ne më të dobëtit. Të jemi ne më të fortët nuk e bëjmë dot.“, ka thënë Shakohoxha.

Ngjarja paraprake

Nuk janë të gjithë lotët të njëjtë: Ekzistojnë tri lloje lotësh dhe të gjithë kanë funksion shumë të rëndësishëm!

Ngjarja e ardhëshme

Veseli viziton bizneset e prekura nga pandemia në Prizren: Qeverisja e dobët po rrezikon bizneset dhe sektorin privat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian