shakira detyrohet te largohet nga skena pasi dikush perpiqet ta filmoje poshte fustanit 66e7de429aa3e

Shakira detyrohet të largohet nga skena, pasi dikush përpiqet ta filmojë poshtë fustanit

September 16, 2024
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur, Shakira, është detyruar të largohet nga skena pasi një individ filmonte atë poshtë fustanit të saj.

Ngjarja ndodhi teksa Shakira po kërcente dhe po mahniste audiencën me lëvizjet e saj.

Ndërkohë që shumë njerëz ishin të entuziazmuar dhe po e shijonin momentin, një person kishte filluar të filmonte artisten nga një kënd i papërshtatshëm, nën fustanin e saj.

Në një moment, Shakira është vënë re duke tentuar të parandalohet këtë veprim të papërshtatshëm, duke bërë përpjekje për të ndaluar personin që po filmonte.

Megjithatë, përpjekjet e saj duket se nuk kishin efekt dhe ky individ nuk kishte ndërmend të ndalte.

Kjo situatë ka shqetësuar thellë këngëtaren, e cila përfundimisht ka marrë vendimin për të lënë skenën dhe për të ndërprerë performancën.

Audienca, e cila kishte ardhur për të shijuar shfaqjen e Shakirës, mbeti e zhgënjyer dhe e trishtuar nga ky incident.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

yamalin po e pret superkontrata 66e7ddcd8ff5b
Story i mëparshëm

​Yamalin po e pret superkontrata

punetoret teknike te kuvendit hyjne ne greve po kerkojne rritje page deri ne 550 euro 66e7df326abdf
Story i radhës

Punëtorët teknikë të Kuvendit hyjnë në grevë, po kërkojnë rritje page deri në 550 euro

Të fundit nga

ShkoLartë