Shahpaska: Të gjitha kategoritë që shfrytëzuan masat anti-kovid duhet të kthehen në punë

Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Jagoda Shahpaska sërish bëri thirrje që prindërit që shfrytëzojnë pushimin e lindjes së fëmijës dhe prindërit e fëmijëve deri më 6 vjet, duhet të kthehen në punë.

“Pas konsultimeve me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev dhe ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe bëjmë të ditur se këto dy kategori duhet të kthehen në punë, në përputhje me vendimin qeveritar të sjellur më 14 shtator”, theksoi Shahpaska.

Ajo tha se fëmijët e moshave deri në 6 vjet do të kenë të gjitha kushtet e siguruara për tu vendosur nëpër çerdhet e fëmijëve, duke respektuar edhe protokollet shëndetësore. Sipas saj, me këto masa rreziku nga infektimi nga koronavirusi është minimal.

Ngjarja paraprake

Turqi, një tërmet 4,6 ballë godet zonën e Detit Egje

Ngjarja e ardhëshme

Përditësimi i Tetorit 2020 të Windows 10-ës do të instalohet në pak minuta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian