Shahpaska siguron se situata nëpër çerdhe është e qëndrueshme

Nëpër çerdhe deri më tani, 33 fëmijë dhe 109 punonjës janë pozitiv me koronavirus. Si rezultat, 630 fëmijë dhe mbi 100 të punësuar janë në izolim. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska siguron se situata është e qëndrueshme. Ajo nënshkroi marrëveshje me kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari për zgjerimin e ndërtesës së kopshtit “Detska Radost”. Me këtë pritet të rritet kapaciteti për 100 fëmijë në këtë qytet.

 

 Deri në fund të vitit si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale do të hapim çerdhe të reja – çerdhen në Resnjë, Bosilevë, Bërvenicë, në Komunën e Sarajit me kapacitet total prej 423 fëmijëve- deklaroi Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Në çerdhet tona, në të gjithë ato që funksionojnë, të gjithë edukatoret dhe punonjësit e çerdheve, i respektojnë maksimalisht protokollet dhe deri më tani kemi regjistruar vetëm një fëmijë dhe një mësuese- pohoi Arben Taravari- Kryetar i Komunës së Gostivarit.

Alsat

Ngjarja paraprake

Jo gjithkush mund të udhëtojë drejt Zvicrës!

Ngjarja e ardhëshme

Depresioni sezonal mund të jetë më i keq këtë vit. Ja çfarë të bëni në lidhje me të…

të fundit nga