Shahpaska: Gjendja në Çerdhe është nën kontroll

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska thotë se situata në kopshte është ende nën kontroll dhe se po respektohen protokollet e punës. Numri i madh i të izoluarve sipas ministres Shahpaska, është për shkak të faktit se vetëm një kujdestar ose edukator pozitiv në izolim mbart një grup të tërë me të paktën 15 fëmijë dhe një koleg nga i njëjti grup.

Ajo informoi se 482 fëmijë që vijojnë kopshtin dhe 77 punonjës në kopshte janë në izolim. Numri i përgjithshëm i pozitiveve nga 9 shtatori deri dje është 26 fëmijë pozitivë dhe 92 punonjës në kopshte, të cilët nuk janë vetëm kujdestarë dhe edukatorë, por edhe kopshtarë, kuzhinierë, pastrues dhe personel tjetër.

Ngjarja paraprake

Iran, shkon në mbi 34 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

RMV/Trend në rënie e numrit të aksidenteve, viktimave dhe të lënduarve

të fundit nga