Shaban Tërstena për ndeshjen Kroaci – Brazil: Kështu është sporti kolektiv

Kroacia ka befasuar të gjithë me kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, duke eliminuar Brazilin, pesë herë kampioni i botës.

Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ka përgëzuar futbollistët kroat e veçmas portierin Dominik Livakoviq, që ishte trim i ndeshjes dhe u vlerësua me notë 9.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

“Kështu është sporti kolektiv, nëse 10 lojtarë nuk e arrijnë fitoren duke luajtur 120 minuta, atëherë portieri heroik individual me numrin 1 e sjellë fitoren e madhe, duke i mbrojtur penalltitë ndaj 5 herë kampionit të botës, Brazili.

Image

Shaban Tërstena

Bravo, kështu luftohet deri në sekondat e fundit për kombin tuaj…

Përshëndetje sportive, suksese deri në finalen e madhe”, ka shkruar Tërstena, ish mundësi i mirënjohur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tite e mbyll me Brazilin dhe paralajmëron revolucion

Story i radhës

Fifi paralajmëron këngën e re, lansohet të shtunën

Të fundit nga