Shaban Demiri – gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës

Gjyqtarët e kanë pasur misionin më të vështirë në vitet e 90-ta (1991-1999). Gjyqtarët shqiptarë, që e kanë ndarë drejtësinë në fusha dhe salla të improvizuara, ishin halë në sy për regjimin serb.

Shaban Demiri i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër gjyqtarët më të dalluar të hendbollit. 
Shabani nuk u ndal asnjëherë përkundër shantazheve dhe kërcënimeve që i vinin nga milicia serbe. Ai me vendosmëri dhe guxim kishte vazhduar misionin e tij, duke ndarë drejtësinë në Kampionatin e Republikës së Kosovës. 

Uniforma e gjyqtarëve sportivë, për regjimin serb ka qenë sikurse uniformë ushtarake.

Demiri ndihet krenar që ka qenë pjesë e asaj periudhës, që ka sakrifikuar dhe kontribuar për të mbajtur gjallë hendbollin dhe sportin në përgjithësi. Është krenar që së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb.

Ngjarja paraprake

Oriola Marashi merr pjesë në sfilatën e “Guess”

Ngjarja e ardhëshme

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, nesër për vizitë zyrtare në RMV

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian