Sfidë që emocionon shqiptarët, luftë për fazën e grupeve në Evropë 

Pak kush ose askush nuk e ka paramenduar se do të kemi një luftë futbolli mes skuadrave shqiptare, kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe kampionit të Kosovës, Ballkani të Therandës!

Ballkani apo Shkupi, një është e sigurt, një skuadër shqiptare është në fazën e grupeve të Conference League.

Emocione të mëdha për faktin se ndeshen kampionët mes vete, skuadrat shqiptare dhe një luftë sportive për një vend në garat evropiane.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka qetësinë dhe përvojën e tij në këtë zeje, duke e ngritur një ekip dhe afruar me fazën e grupeve, suksesi më i madh në histori sa i takon garave evropiane për një ekip nga Kosova.

“Ekipi ynë ndeshjen e play-off-it  kundër FC Shkupit e zhvillon me 18 gusht në orën 21.00 në “Arena  Todor Proeski” në Shkup.
Synimi i vetëm është fitorja dhe kalimi tutje në fazën e grupeve!

Na priftë e mbara Kosovë”, shkruan në faqen e KF Ballkanit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Aferë e ndyrë seksuale”/ Rrëfen gruaja: Si më tradhtoi burri me punëtoren e tij dhe tani kërkon rikthimin

Story i radhës

Horoskopi i Paolo Fox e mërkurë 17 gusht 2022: parashikimet shenjë për shenjë

Të fundit nga