Sfidë e çmendur në Podujevë, shënohen 6 gola, kështu duket tabela

Drenica me angazhim e lojë të mirë, arriti një pikë të madhe nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapi dështon si vendas, duke barazuar me rezultat 3:3 dhe ngec në luftë për titullin e kampionit.

Ndeshje me kthesa në rezultat, por Drenica ia doli të marrë një pikë në udhëtim.

Për Drenicën shënuan Peposhi (10′-autogol), Uka (58′ e 77’) dhe për Llapin Neto (3′), Krasniqi (68′), Alef Firmino (90+2’) .

Llapi zë vendin e katërt me 40 pikë, nëntë me pak se lideri Ballkani dhe Drenica është e pesta me 32 sosh.
 
BKT Superliga e Kosovës

Drita – Gjilani 1:1
Llapi – Drenica 3:3
Feronikeli – Prishtina 0:3
Ulpiana – Dukagjini 1:1
Malisheva – Ballkani 2:0

Renditja 

1. Ballkani    24    14    6    4    33:17    48
2. Gjilani    24    12    11    1    34:19    47
3. Drita        24    12    6    6    34:17    42
4. Llapi        24    10    7    7    41:28    40
5. Drenica    24    9    5    10    31:31    32
6. Prishtina    24    7    8    9    29:25    29
7. Malisheva    24    8    5    11    29:28    29
8. Dukagjini    24    5    10    9    22:29    25
9. Ulpiana    24    5    8    11    22:40    23
10. Feronikeli    24    3    2    19    9:50    11
Në javën e ardhshme do të takohen: Gjilani – Llapi, Ballkani – Feronikeli, Drenica – Malisheva, Prishtina – Ulpiana dhe Dukagjini – Drita.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mendoni se jeni vërtetë të dashuruar?

Story i radhës

Kriza në PD, Berisha: Jam në komunikim me të gjithë deputetët demokratë

Të fundit nga