Sfida të çmendura në Champions, Shaqiri kundër Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për çerekfinalen e Champions League në futboll. Tetë skuadra mësuan rivalët e tyre, Bayerni, Dortmundi, Liverpooli, Manchester City, Chelsea, Porto, Real Madridi dhe PSG.  Në çerekfinale do të kemi disa ndeshje jashtëzakonisht të forta apo finale para finales.  

Sfida të çmendura në Champions, Xherdan Shaqiri me Liverpoolin kundër Real Madridit.

Ballafaqimi tjetër, finale para finales është edhe mes Bayern – PSG dhe Manchester Cityt dhe Dortmundit.

Ndeshjet e para çerekfinale të Champions-it do të luhen më datën 6 dhe 7 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë (13-14 prill).

Gjysmëfinalet do të luhen më 27-28 prill dhe më 4-5 maj. Ndërsa finalja e këtij sezoni, do të mbahet më 29 maj, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Çiftet

Manchester City – Dortmundi
Porto – Chelsea.
Bayern-PSG
Real Madrid – Liverpool

Ngjarja paraprake

NASA dhe SpaceX marrëveshje për të shmangur përplasjen e satelitëve në orbitë

Ngjarja e ardhëshme

Tre protestuesit për rastin “Monstra” kërkojnë falje në gjykatë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian