Sfida e re në politikë, aktori Malaj: Rama më ftoi 3 herë, dua të kontribuoj për veriun

Aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet të Partisë Socialiste në listën e Kukësit foli në ABC për sfidën e re që ka ndërmarr, politika. Malaj deklaroi se ndonëse nuk është në vend të sigurt në listat e kandidatëve .

Ai iu përgjigj edhe zërave të atyre që thonë se Rama po e përdor duke deklaruar se nuk do e lejonte një gjë të tillë ndërsa premtoi se zëri i tij do të buçasë në parlament për problemet e qytetarëve.

Malaj tha se Rama e ka ftuar tre herë për ta bindur të kandidojë, duke zbuluar edhe një kritikë që i ka bërë atij për ta kthyer më shumë kokën drejt veriut.  Malaj renditet i dyti në listën e Kukësit, pas Gerta Durakut e cila vjen nga fusha e sipërmarrjes.

Pjesë nga Intervista

Është i sigurt pozicioni juaj i dyti në Kukës

Nuk ka qenë asnjëherë i sigurt por ne do ta marrim mandatin. A ka probleme. Unë e di që ka.

Ka nga ata që thonë që Rama po ju përdor?

A do e lejoja unë të përdoresha. Populli ka njerëz që premtojnë gjëra boshe. Unë kam zë që do të buçasë fort nesër në parlament. Nëse dikush nuk flet në parlament pse duhet të zgjidhesh. Unë I kam hapur punë vetes. Unë jam shumë rehat. Unë kam pasur ftesë nga kryeministri. Jam takuar tre herë me të për këtë çështje. Ai ka pasur një presion të madh komunitar.

Pse tre herë. Pse keni hezituar?

Sepse mendova të mos e prisja terezinë time. Thuhet që një person që hyn në politikë do përlyhet. Kush do më përlyejë mua. Unë kam shkuar atje këto ditë. Askush në komunitetin ku unë përballem, mos të presë nga Petriti që të atakoj kundërshtarët. I kam thënë kryeministrit, që ju e keni kthyer pak kokën në veri, por koka duhet të kthehet më shumë. Unë nuk jam entuziast. Unë jetën time e kam pasur konkurs gjithmonë. Edhe kur kam marrë rolet në film, edhe kur jam zgjedhur pedagog, edhe kur ajo zgjedhur dekan, jam zgjedhur, nuk m’i ka dhënë njeri.

Cila është pika juaj më e fortë?

Është Tropoja. Por unë do marrë shumë vota në Has dhe Kukës. Sondazhet kanë punën e tyre. Unë dua të kontribuoj. Unë marr përgjegjësi.

Ngjarja paraprake

Hetimet për efektet e vaksinës AstraZeneca, Gjermania do të vazhdojë përdorimin e saj

Ngjarja e ardhëshme

Ky do të jetë moti për fundjavë në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian