Sezoni turistik/ Gurma: Pritshmëritë si në vitin 2019, ja porositë për operatorët turistikë

Kryetari i Bashkisë  së Sarandës Adrian Gurma, shprehet se I kanë marrë të gjitha masat për fillimin e sezonit turistik këtë vit.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Gurma shprehet se në fund të muajit maj do përfundojnë të gjithë investimet për fillimin e një sezoni turistik në qytetin jugor.

Më tej ai thotë se janë bërë një sërë investimesh, teksa shton se Saranda në veçanti me qytetet e tjera bregdetare ka trefishuar kapacitetet rezidenciale.

Më tej ai ka treguar dhe porositë që u kanë lënë operatorëve turistikë.

“Edhe këtë vit Bashkia e Sarandës i ka marrë masat për sezonin turistik. Të gjitha investimet e kryera në Infrastrukturë që I shërben sezonit bizneseve përfundojnë në muajit prill. Në muajin maj dhe në vijim ne bëjmë kualidimet fundit përsa u përket parapërgatitjet  për sezonin. Ne kemi kontakt me operatorët turistik. Porositë që ju kemi lënë atyre janë garantimi i cilësisë së shërbimit dhe çmimet të jenë të konkurueshme, dhe tjetra është garantimi për cilësinë e ushqimit.

Saranda në krahasim me qytetet e tjera është me e veçuar pasi ne tre-katërfishojmë kapacitetet rezidenciale, çka është një sfidë më vete. Një sfidë tjetër mjaft e rëndësishme që vihet para nesh çdo sezon turistik është edhe çështja e imobilitetit dhe qarkullimit në qytet. Ne kemi filluar një investim që do lehtësojë lëvizjen e makinave nga Saranda drejt Ksamilit dhe Butrintit. Krahasimi me 2020 nuk qëndrojnë. Shpresojmë që me përgatitjet që ne kemi bërë, të jemi në nivelet e 2019.”

Përsa i përket ndërtimeve pa leje dhe porosisë së djeshme që ka dhënë Kryeministri Edi Rama, Gurma u shpreh se kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e tyre.

“Strukturat e mbrojtjes së  territorit në Bashkinë e Sarandës. Ne kemi marrë të gjitha masat që të mos lejojmë asnjë ndërtim pa leje. Janë bërë disa ndërhyrje ditët e fundit për disa ndërtime që kanë qenë pa leje por kanë qenë procedura të mbajtura më para. Ne shpresojmë që me çlirimin e situatës do të kemi një dyndje turistësh në Sarandë. Kemi bërë një  sërë investimesh dhe besoj që do kemi një numër të shtuar turistësh në krahasim me vitet e tjera.”

Ngjarja paraprake

Ekspertët zbulojnë se sa letër higjienike duhet të përdorni sa herë që shkoni në tualet

Ngjarja e ardhëshme

Islamofobët e vërtetë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian