Sevilla mendon shkarkimin e Lopeteguit

October 2, 2022
1 minut lexim

Sevila mund të shkarkojë Julen Lopetegui.

Këtë edicion Sevilla nuk e ka filluar aspak mirë.

Në shtatë takime sa kanë zhvilluar gjithsej kanë një fitore, katër humbje dhe dy barazime.

Statistika këto aspak të mira për skuadrën andaluziane.

Forma aktuale e klubit sipas gazetës ‘AS’ ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një shkarkim të mundshëm të trajnerit, Lopetegui.

5 pikë nga 21 në La Ligë dhe një nga gjashtë në Ligën e Kampionëve e kanë çuar skuadrën në një situatë të paqëndrueshme.

E përditshmja spanjolle njofton se udhëheqësit e Sevillas kanë menduar se kush do ta zëvendësojë trajnerin.

Jorge Sampaoli dhe Marcelo Gallardo janë dy nga opsionet e andaluzianëve.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në lidhje me këtë situatë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë po ndodh? Greqia në “ankth”, avioni turk fluturon vetëm 80 kilometra larg Athinës

Story i radhës

Po performonte live – reperi i njohur ndërpret koncertin, befason me arsyen

Të fundit nga

ShkoLartë