Sermaxhaj flet për skuadrat tona që përgatiten në Shqipëri dhe për përforcimet nga jashtë

Disa skuadra të Kosovës, si zgjidhje më të mirë për t’i zhvilluar përgatitjet e kanë shtetin amë, Shqipërinë. 

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, flet se sa është kjo zgjidhje e mirë për t’i vazhduar përgatitjet në shtetin shqiptar, po ashtu a pret befasi në pjesën e dytë të Kampionatit të Kosovës dhe si i sheh përforcimet nga shtetet e jashtme.      

“Bota sot”: Disa klube të Kosovës kanë zgjedhur si mundësi me të mirë përgatitjen në Shqipëri, a është zgjidhje ideale?
Genc Sermaxhaj:  
Si opsion Shqipëria mund të jetë për një fazë të shkurt parapërgatitore sepse kërkesat në klube janë rritur dhe po ashtu edhe shpenzimet sigurisht. Jemi në kohë tranzicioni dhe ekipet po përpiqen të jenë sa më profesionale. 

Natyrisht se përgatitjet me cilësore bëhen në vende me kushte më të mira, prandaj si opsion për ekipet tona mund të jetë Turqia, ku disa ekipe po i praktikojnë që në çdo fillim sezoni dhe kjo dëshmon që e kanë qasjen shumë serioze.

Jo të gjitha mundën por ato që kanë pretendime më shumë kërkojnë vendet më të mira për shumë arsye, si psh: fushat me bari natyral, ushqimi cilësorë, pushimi në hotele luksoze dhe eventualisht ndeshjet kontrolluese me ndonjë prej kundërshtarëve më të mirë. 

“Bota sot”: A mendoni se pranvera do të sjell befasi të mëdha?

Genc Sermaxhaj: Pranvera nuk do të sjell befasi. Kështu mendoj unë sepse për mua do të mbeten vetëm dy ekipe në garë për titull. Drita dhe Ballkani, gjithmonë duke u bazuar në atë se çfarë kane treguar në vjeshtë dhe cilësinë që kanë. Mund të jetë Prishtina ajo që mund të shfaq presion nga mbrapa por këto dy të lartpërmendurat kanë dëshmuar më shumë. 

“Bota sot”: Përforcimet nga jashtë, a janë edhe të mirëseardhura dhe të qëlluara?

Genc Sermaxhaj: Edhe janë të mirëseardhura edhe të qëlluara kur vlerësimet për të sjell lojtarë janë të mira. Jo çdo ardhje mund të jetë e mirë por ata që vlerësojnë duhet sa më pak të gabojnë.

Ngjarja paraprake

A është gati Rashica?

Ngjarja e ardhëshme

Bayer dhe CureVac bashkojnë forcat për një vaksinë të re antiCOVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian