Sergio Aguero arrin marrëveshje personale me Barcelonën

Barcelona mesa duket ka siguruar shërbimet e yllit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Argjentinasi që në verë do largohet nga “Etihad”, pritet t’i bashkohet gjigantit katalunas.

Sipas TyC Sports, Aguero ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe do të transferohet në “Camp Nou” verën e ardhshme.

Qendërsulmuesi thuhet se për ta realizuar kalimin te Barcelona ka pranuar edhe zbritjen në pagë dhe klubi i ka ofruar kontratë dyvjeçare.

Ditët e ardhshme do jenë vendimtare për Agueron, i cili kërkohet edhe nga Juventusi.

Ngjarja paraprake

​Përjashtim nga çdo kompeticion, UEFA po përgatitë dënimet e ashpra ndaj klubeve pjesëmarrëse në Superligën Evropiane

Ngjarja e ardhëshme

Turqia dhe Greqia vazhdojnë me përpjekjet e ndërtimit të besimit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian