Serbia vaksinon serbët, në Kosovë vaksina ende s’është shpërndarë

Në rrjetin social Twitter, Euronews në rubrikën ‘Pa koment’ ka shpërndarë një video ku shihen serbë të Kosovës në Graçanicë duke u vaksinuar.

“Serbia po vaksinon serbët në Kosovë, ku vaksina ende s’është shpërndarë”, thuhet në mbishkrimin e kësaj videoje.

Serbia është në vendin e parë sa i përket furnizimit me vaksina kundër COVID-19.

Ndërsa, në  Ballkanin Perëndimor i vetmi shtet pa asnjë vaksinë është Kosova, ku pritet që kontingjenti i parë të vijë në javën e parë të muajit mars.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, dy ditë më parë gjatë një interviste tha se pritet që Kosova të furnizohet me vaksinat antiCOVID. Ajo tha se kontingjenti i parë pritet të vijë në javën e parë të muajit mars, ndërsa kontingjenti i dytë në muajin qershor.

Ngjarja paraprake

Kohfeldt ka disa fjalë interesante për Rashicën

Ngjarja e ardhëshme

Ndreu: Ja çfarë nuk shkoi në ndeshjen e sotme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian