Serbia po bëhet gati për lajmin e keq: Keqësohet gjendja e partiarkut Irinej

Sot, gjendja e përgjithshme e patriarkut Irinej është përkeqësuar, si rezultat i virusit Covid-19, bën të ditur Kisha Ortodokse Serbe.

Këshilli i përhershëm i mjekëve në prani të mjekëve monitoron gjendjen e përgjithshme dhe klinike të patriarkut. Publiku do të vazhdojë të informohet për gjendjen shëndetësore të patriarkut – thuhet në kumtesën e nënshkruar nga këshilli i mjekëve.

Të përkujtojmë se kreu i Kishës ortodokse serbe (KOS) është shtruar në spital në Qendrën mjekësore ushtarake Karaburma më 5 nëntor, pasi u konfirmua që ishte pozitiv për koronavirus pas testimit të rregullt.

Kisha Ortodokse Serbe tha dje se patriarku ishte më i mirë dhe se pas testit të dytë ai mund të lirohej nga spitali, por sot gjendja iu përkeqësua.
 

Ngjarja paraprake

Everton po përgatitet që ta bëjë një ofertë prej 18 milionë funtesh

Ngjarja e ardhëshme

Emrat/ Falsifikim testesh të COVID në Korçë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian