Serbia planifikon të blejë dronë nga Turqia

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media në Pallatin “Serbia” ka lavdëruar dronët turq “Bayraktar TB2”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media, Vuçiç u përgjigj në pyetjen e gazetarëve dhe u pyet nëse janë të vërteta pretendimet e mediave se Serbia do të blejë dronë pa pilot nga Turqia.

Në atë pyetje, Vuçiç u përgjigj se për Serbinë “sistemet e dronëve pa pilot janë shumë interesante”.

“A do të arrijmë marrëveshje me palën turke atë do ta shohim, por bëhet fjalë për flutarake shumë të mirë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb deklaroi se Serbia gjithmonë dëshiron të përforcojë sigurinë e saj.

“Ne nuk kërcënojmë ose sulmojmë askënd, por duhet të jemi gjithmonë të përgatitur që të mos befasohemi, pasi disa kohës së fundit janë befasuar. Në përputhje me këtë, ne ndërmarrim të gjitha hapat dhe masat dhe nuk është lehtë për ne, sepse duhet të ndajmë burime të konsiderueshme për të ecur në hapat me vendet që janë të vendosura ushtarakisht”, tha Vuçiç.



. .

Ngjarja paraprake

Man Utd ka gati zëvendësuesin e Solskjaer

Ngjarja e ardhëshme

Turqia me Serbinë kundër shqiptarëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian