Serbia me hafijet e saj, organizuan protestat vandale të marsit 2004

Kanë kaluar 18 vjet nga protestat vandaliste, të mars-prillit 2004, të organizuara nga Serbia. 19 viktima nga masa protestuese, pa e ditur se po bënin argatin e djallit, po favorizonin skenarin serb, ogurzi për Kosovën. Dhe, asnjë i vrarë nga hafijet e Serbisë. Partitë, të cilat përbëjnë PAN-in e sotëm, kryetarët lokal, me drejtues të “Shoqatave të dala nga lufta”, me kallauzën e tyre, “Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së”, destruktive dhe përçarëse e popullit.

Këto “Shoqata” fantomë, të krijuara nga disa “komandantë” të zhytur në krime vrastare, haraç, uzurpime, grabitje, vjedhje, i manipuluan dhe i përdorën, për të mbrojtur krimin dhe kriminelët. Pas çdo arrestimi të bazuar, këto “Shoqata” protestonin, me kërkesën kriminale, për lirimin e kriminelëve.

Hafijet e Serbisë, fort të shantazhuar nga ajo, zbatuan porosin, për organizimin e protestave të dhunshme, të përgjakshme, duke realizuar skenarin serb, kinse, “për mbrojtjen e serbëve të rrezikuar në Kosovë”! Ata, me inçizimet e vandalizmit të turmave shqiptare, kundër komunitetit serb dhe të kishave të tyre, bindën shtetet e Quintit, për ndryshime administrative, përkatësisht, decentralizimin e komunave në Kosovë, me theks të veçantë, të atyre me shumicë serbe, duke krijuar fshat e komunë!

UNMIK-u bëri disa arrestime, me fajësi faktike, kryesisht, disa kryetarë të “Shoqatave të Veteranëve”, në disa komuna. Në vend që t`i akuzonin për vrasjen e viktimave të mashtruara, ata i liruan pas disa muajve! Këta kryetarë, me shokë të tyre, janë parë me dyshim, për veprimet e tyre zhvatëse, grabitëse, haraç-mbledhëse për shefat e tyre dhe krime më të mëdha. Kështu  u fillua me decentralizimin, për të ardhur tek “Zajednica”, tashmë, në pritje të aprovimit!

Sot shqiptarët i panë të testohen 5 (pesë) kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit. Kjo maskaradë është e panevojshme, sepse ata janë testuar për dy dekada radhazi dhe kanë dështuar si juristë, duke e dështuar edhe Sistemin e Drejtësisë në Kosovë. Rrjedhimisht, Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor, kanë humbur të drejtën profesionale dhe morale, për të bërë drejtësinë, aq më hiç, për ta udhëhequr atë.

Prandaj, nëse nuk ka fare juristë të tjerë, të denjë, për poste drejtuese në drejtësi, detyroheni të zgjidhni nga kjo garniturë, tashmë, e infektuar me fund. Sepse e kanë heshtur krimin vrastar dhe korrupsionin galopant, më sakt, hajninë zyetare dhe të gjithë karalogun e krimeve të rënda. Atëherë, pika 1 (një) e testimit duhej të ishte:

 “Kush nga ju i rikthen për hetim e gjykim, të paktën, 21 rastet e krimeve të rënda, lë ta marrë përgjegjësinë e Kryeprokurorit? Dhe, kjo të kushtëzohet, me afat të caktuar. Në të kundërtën, të shkarkohet dhe të ndëshkohet për mashtrim e gënjeshtër.

Po japim një listë të makro-krimeve, tashmë, të bërë publike, me ndoca shtesa, gjoja, të “hetuara dhe gjykuara”, me abuzime kriminale, nga drejtësia aktuale në Kosovë. Kjo palo “Drejtësi”, e cila, duke qenë nën tutelën e PRONTO-mafisë kriminale, refuzon edhe testimin, përkatësisht, Vettingun, të nismuar nga Ministria e Drejtësisë:

• Afera ‘Pronto’;

• Rasti ‘Toka’;

• Afera ‘Shahini” për sigurime Shëndetësore;

• “Vetëvrasja” e Dino Asanajt;

• Afera ‘Grandi’;

• Privatizimi i tokave për pak centë;

• Vjedhja e drogës në dhomën e dëshmive në Polici;

• Vjedhja e arit në dhomën e dëshmive në Polici;

• Vjedhja e telefonit në shtëpinë e Kryeprokurorit;

• Vjedhja e 1.5 milionë eurove për pasaporta;

• Rrahja e policëve nga djemtë e Grabovcit dhe suspendimi i tyre;

• Kontrata me Z-Mobile;

• Procesi me AXOS-in;

• Manipulimi dhe fryerja e listës së Veteranëve të UÇK-së.

. Skandalet e Gjykatës në Gjakovë, e cila liron vrasës dhe shpifës faktik;

. Vrasjet politike gjatë dhe pas luftës;

. Dëbimi i 12 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, nën monitorimin e Thaçit dhe Veselit;

. 24 hektarët tokë, dhënë Manastirit të Deçanit; 

.  Nënshkrimi dhe aprovimi i Demarkacionit, falja e 8.200 hektarë tokë Malit të Zi;

. Nënshkrimi i Marrëveshjes të Asociacionit;  dhe vendime të tjera fatale për Kosovën…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Kina regjistron dy viktimat e para që nga janari i vitit 2021

Story i radhës

Mbi 1 mijë hektarë pyje priten në katër fshatra të Prishtinës

Të fundit nga