Serbia e di një fakt për Kosovën, ky është fakti!

Kuzhina e Beogradit, që moti është e njohur për të prodhuar gënjeshtra të pakripura! Beogradi nuk e ka problem ta gënjejë popullin e vet dhe të krijojë ndonjë instrument në favor të tyre! Por këto instrumente për Beogradin kanë vdekur me 12 qershor të vitit 1999 kur makineria vrastare e tyre u dëbua nga Kosova!

E di mirë Serbia pse e sulmoi e tërë bota sepse bëri gjenocid ndaj popullit shqiptarë të Kosovës!

E sot, mediat serbe në Beograd si ata fëmijët e lazdruar llomotisin, se do të luajë apo jo Spanja me Kosovën! E di mirë Serbia, se nuk ka qare Kombëtarja e futbollit e Spanjës pa luajtur me Kosovën, se e humb ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0. Serbia e di një fakt për Kosovën. Kosova është shtet, ky është fakti që e dijnë ata! 

“Spanja, Gjeorgjia dhe Greqia besojnë se Kosova nuk është shtet. E vetmja ekip kombëtare nga ky grup që njeh të ashtuquajturën Kosova është Suedia.

Probleme serioze mund të lindin nëse Spanja refuzon të luajë kundër të ashtuquajturës Kosovë”, ka shkruar një farë mediumi serb “Kurir”. Greqia erdhi e luajti në Prishtinë. Këtë e di mirë Serbia.

Por Serbia që ka bërë krime të rënda, nuk e ka problem që ta fus në dispozicion makinerinë e gënjeshtrave apo propagandën e llojit të vet për ta disponuar popullin në Shumadijë e përreth Beogradit, që më nuk po i shitet as deri në Batajnicë!

Ngjarja paraprake

Kuçuk: Me bllokimin e Shkupit dhe Tiranës, humb Sofja dhe Brukseli

Ngjarja e ardhëshme

Katër përbërësit natyralë që trajtojnë venat varikoze

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian