Serbia do të heqë ndalesën për eksportin e 4 produkteve ushqimore për RMV-në

Në shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme, Serbia do të heqë ndalesën për eksportin e grurit, misrit, miellit dhe vajit për gatim për Maqedoninë e Veriut. Kjo u dakordua në takimin e sotëm në Beograd të ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikolovski, me homologun e tij serb, Branislav Nedimoviç.

“Si pjesë e instrumenteve të ofruara nga iniciativa “Ballkani i hapur”, me zëvendëskryeministrin e Republikës së Serbisë, Nedimoviç, ramë dakord që 7 deri në 10 ditët e ardhshme Serbia të heqë për Maqedoninë e Veriut ndalimin e eksportit të grurit, misrit, miellit dhe vajit për ushqim dhe të fillojë shpërndarjen e sasive të dakorduara mes dy vendeve. Të gjitha marrëveshjet e partnerëve tanë ekonomikë nga të gjitha dhomat e tregtisë, do të realizohen”, tha Nikolovski.

Sipas tij, qytetarët duhet të rrinë të qetë pasi Maqedonia e Veriut do të ketë sasi të mjaftueshme të këtyre kulturave strategjike. Gjithashtu shtoi se qeveria po bën përpjekje maksimale për gjetjen e tregjeve alternative për shitjen e produkteve vendore .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rriten çmimet e naftës dhe benzinës! Bordi i Transparencës publikon shifrat

Story i radhës

Ganiu mirëpriti në takim mundësen e re nga Çairi, Sadije Dura

Të fundit nga