Serbia dhe Vuçiqi, po i keqpërdorin serbët e Kosovës

Sikur është çuar peshë Serbia, e cila po të kuptohet drejtë, sikur nuk lë përshtypje pozitive me asnjë vend dhe shtet fqinjë, duke gjetur konflikte edhe me Malin e Zi, poashtu me Kroacinë, ndërsa me Kosovën, nuk do ngopet kurrë, duke shkakëtuar situata të pa lakmueshme dhe kërcënuese, por sikur thotë populli, ai që çohet peshë së pari e hanë kryet e vet…

Shtysa e popullit serb për të shkakëtuar vetëm konflikte ndërnjerëzore, duket se është diçka më shumë se një simptomë e një sëmuarje të vjetër që i mundon dhe i ngacmon këta njerëz, apo si një trashëgimi gjenerative, e cila ndodh jo rrallë te njerëzit egoist dhe njerëzit primitiv, përballë pamundësisë për të parashikur rreziqet e mundshme të shkatërrimit njerëzor.

Nuk mund ta lëmë mënjanë as një çast dhunimin e çdo të vërtete dhe dinjiteti të popullit shqiptarë në Kosovë, siq ka qenë ushtruar deri më tani shekuj me radhë nga Serbia dhe regjimi i saj, dhe të gjithë menduam se e gjithë kjo periudhë do të përfundonte me luftën e fundit 1999, me ç’rast u ngritën në këmbë pothuaj se të gjitha kombet e botës, mu në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, duke ia treguar rrugën dhe binarët e saj, dhe prapë Serbia, mbetët e njëjta pa ndryshuar fare…

Politika e Serbisë, e cila sot udhëheqet nga Aleksandër Vuçiqi, bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviqit, përmes një urrejtëje patologjike, që zbatohet me fenatizëm kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, për të realizuar qëllimet e tyre të turpshme, po i keqpërdorin edhe serbët e veriut në mënyrë të pamëshirshme, të cilët i angazhojnë duke i paguar apo duke i shpërblyer me ndonjë premtim mashtrimi.

Disa serb me sjellje huliganësh dhe arrogandësh, përveqse i kanë bllokuar rrugët në Jarinjë dhe Bënrrnjak, të cilët kanë ndërtuar edhe tenda për të zhurmuar dhe për të protestuar edhe natën, një grup tjetër i këtij lloji, sot në orët e hershme të mëngjesit e djegin edhe Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubinpotok dhe e sulmojnë Qendren e Regjistrimit Civil, në Zveqan.

Ajo që po ndodh sot në këtë mënyrë në veri të Kosovës, ky mohim i çdo norme ligjore dhe njerëzore i këtij vendi nga kjo etni e veqantë i këtyre grupeve serbe, qëndron mbi vetë njeriun, me ç’rast nuk është e mundur që të gjindet një model që ti afrohemi njëri-tjetrit, apo të krijojmë kushte për bashkëjetesë.

Edhe pse shteti i Kosovës, dhe qeveria e saj kanë ngarkesa dhe detyra të mëdha para vetës si edhe përpjekja për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenjën e qytetarëve të vet, në ballë të të gjitha këtyre përpjekjeve, Serbia, në një mënyrë nuk lë me i qelë sytë, e cila dëshiron të ketë nën kontrollë çdo hap të zhvillimit dhe integrimit të saj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, si dhe qeveria e Kosovës, nuk i ka nxjerrë forcat e veta policore në veri të Kosovës, për ti reklamuar dhe për të bërë propaganda para fqinjëve të vet, se çfarë armësh moderne posedon policia e Kosovës, apo për ti frikësuar qytetarët e vet serb, por një gjë e tillë iu është impunuar, me çrast vetëm po e realizon një marrëveshje e cila është nënshkruar më herët me palën e Serbisë, në Bruksel, për çështjen e tagrave në mes këtyre dy shteteve.

Serbia dhe Vuçiqi, po shihet se janë të përgaditur për luftë, të cilët luftën e kanë në gjak, kjo gjë shihet në shesh dhe në pikë të ditës, lëvizja e patrullimeve të helikoptereve dhe vëzhguesve të policisë serbe, që sillen rreth kufirit të Kosovës, kjo do të thotë se jemi para diçkaje që Serbia, është e gatshme të veprojë dhe të shkaktojë një rrëmujë apo konflikt lufte, e cila mund të prodhojë pasoja të pa parashikushme për të dyja palët, në të cilën ka të bëjë me reagime të ndërsjella, që nuk i dihet fundi.

Kosova është e përgaditur vetëm për paqë, jo edhe për luftë, luftën ua kemi lënë agresoreve, atyre që historinë e ndërtojnë me gjak dhe mashtrime dhe i japin gjithëherë fitore vetëvetës edhe atëherë kur humbjet janë të panumërta, ata i kthejnë në fitore.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

„Како мене нема во Македонија и Европа“ - Данела Арсовска се испофали на првата прес конференција

Ngjarja e ardhëshme

"Nuk ka asnjë si unë në Maqedoni dhe Europë" - kështu u lavdërua Danella Arsovska në konferencën e parë për shtyp

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian