Serbi, presidenti Vuçiq shpall zgjedhjet parlamentare për 17 dhjetor

November 1, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar dhe ka shpallur zgjedhjet parlamentare për 17 dhjetor të këtij viti, raporton Anadolu.

“Në bazë të nenit 109 të Kushtetutës së Serbisë, në bazë të shpjegimit të propozimit të Qeverisë së 30 tetorit, nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit Popullor. Nxjerr vendim për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare për 17 dhjetor”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se uron zgjedhje të mbara dhe se të gjithë pjesëmarrësve u uron rezultate të mira në prezantimin e ideve dhe qëllimeve të tyre.

“Fushata është mundësi për t’u prezantuar qytetarëve në mënyrë të civilizuar ide dhe programe të ndryshme që duhet të konkurrojnë, por jo të kërcënojnë interesat tona kombëtare”, tha Vuçiq.

Më herët, kryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë, Vladimir Orliç, ka shpallur zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna, po ashtu për 17 dhjetor, raportojnë mediat serbe.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Suedia: Palët në konfliktin Izrael-Palestinë të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar

Story i radhës

Prindërit e tyre denoncuan zhdukjen e tyre, rikthehen pas disa orësh dy fëmijët e mitur

Të fundit nga

ShkoLartë