Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 73 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa një person ka vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për momentin janë të hospitalizuar 281 persona ndërsa në respiratorë janë 23 pacientë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i përgjithshëm i të vdekurve është 751.
Nga fillimi i pandemisë janë testuar 1.147.039 persona ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 33.735.