Senegal: Vizitorët vëzhgojnë kafshët e egra nga automjetet-kafazë

Një safari-park në Senegal, ku vizitorët me automjete të veçanta në kafaze mund t’u afrohen shumë pranë luanëve, ofron një përvojë ndryshe.

Safari-parku “Ranch de Bandia”, i cili gjendet rreth 70 kilometra nga kryeqyteti Dakar, përdor automjete në kafaz për të ndihmuar vizitorët t’u afrohen shumë pranë luanëve që enden në hapësirën e hapur.

Në këtë mënyrë, vizitorët janë në gjendje t’u afrohen luanëve, t’i prekin ata përmes dritareve të vogla në automjet dhe madje të bëjnë fotografi me ta.

Cristophe Dering, njëri nga drejtorët e parkut, theksoi se parku u ofron vizitorëve një përvojë shumë unike.

“Unë fillova projektin Ranch de Bandia me partnerin tim Jack Rezk në janar të vitit 2017. Vizitorët këtu kanë shansin të jenë kaq afër me një luan, ndoshta për herë të parë në jetën e tyre”, thotë ai.

Dering gjithashtu thotë se parku vazhdimisht bën përmirësime për të ofruar mundësi më të mira, duke ftuar njerëzit të vizitojnë parkun “Ranch de Bandia”.

“Në vend që t’i kufizojmë kafshët në kafaze të vegjël në kopshte zoologjike, ne i vendosim njerëzit në kafaze, kështu që respektojmë hapësirën e jetesës së kafshëve”, tha ai.



. .

Ngjarja paraprake

Punime në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjet e energjisë elektrike në disa pjesë të Kosovës

Ngjarja e ardhëshme

Raportohet rasti i parë me Covid-19 pas më shumë se dy muajsh në Zelandën e re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian