Sendet e shtëpisë që kanë datë skadence, ja sa shpesh duhet t’i zëvendësoni

Mbajtja e shtëpisë pastër përfshin shumë më tepër se sa thjesht pastrimin e kuzhinës apo ndërrimin e çarçafëve një herë në javë. Ka shumë sende shtëpiake të zakonshme që duhen zëvendësuar një herë në kaq kohë dhe më poshtë t’ju listojë të gjitha objektet në shtëpi, të cilat kanë një datë skadence
.
Furça e dhëmbëve

Ju duhet të ndryshoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo tre muaj.

Furça e flokëve
Këshillohet ta pastroni furçën e flokëve një herë në javë, ndërsa një herë në vit duhet ta ndërroni.
Pastrojeni me ujë të nxehtë dhe sapun për të hequr jo vetëm çdo fije floku por edhe pluhurat.

Pantoflat
Ju duhet t’i lani rregullisht pantofat për të zvogëluar rrezikun e infeksionit dhe duhet t’i zëvendësoni çdo gjashtë muaj nëse i vishni pa çorape.

Sfungjerët
Sfungjerët që përdoren për të pastruar banjën ose kuzhinën duhet të ndërrohen çdo javë.

Dysheku
Një person kalon mesatarisht 25vite të jetës duke fjetur. Prandaj, nëse ky i fundit nuk ju siguron një gjumë të shëndetshëm e të rehatshëm, do të ketë efekte të dëmshme afatgjate në shendetin tuaj. Sipas The Sleep Council, duhet të blini një dyshek të ri çdo tetë vjet, në mënyrë që ju t’i siguroni trupit mbështetjen e duhur.

Pjatalarëse
Blerja e një pjatalarëse të re është një investim i denjë për të gjithë familjen, prandaj duhet ta bëni këtë çdo 10 deri në 15 vjet.
Sigurohuni që t’i zëvendësoni enët plastike të ushqimit të paktën çdo gjashtë muaj.
Tiganët duhen ndërruar së paku çdo tre deri në pesë vjet, pasi gatimi me tiganë të dëmtuar mund të lëshojë komponentë të dëmshëm për organizmit e njeriut, të cilat i marrim përmes ushqimit.

Peshqir banjo
Mundohuni të zëvendësoni peshqirin tuaj çdo një deri në tre vjet.
Jastëkët duhen larë një herë çdo tre muaj ndërsa zëvendësimi i tyre duhet bërë çdo dy ose tre vite.

Ngjarja paraprake

Alarmojnë dentistët: Mbajtja e maskës e dëmshme për dhëmbët!

Ngjarja e ardhëshme

Borë dhe acar në Britani, paralajmërohet ndërprerje e energjisë e izolim i ndonjë komuniteti

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian