Senatorët republikanë do ta sfidojnë fitoren e Joe Bidenit

Një
grup i senatorëve republikanë, të udhëhequr nga senatori Ted Cruz nga Teksasi
thonë se do të sfidojnë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, kur javën
e ardhshme rezultati i Kolegjit Zgjedhor pritet të certifikohet në Kongres.

Kjo lëvizje është kryesisht
simbolike dhe nuk ka pothuajse shans që ta ndalojë Bidenin që të inaugurohet si
president më 20 janar, por megjithatë paraqet një përpjekje të paprecedent për
të minuar vullnetin e elektoratit amerikan.

Në një deklaratë të
përbashkët më 2 janar, të njëmbëdhjetë republikanët pretenduan se “akuzat për
mashtrim dhe parregullsi në zgjedhjet e vitit 2020 tejkalojnë çdo akuzë që
është bërë” në zgjedhje ndonjëherë, por ata nuk dhanë asnjë dëshmi për të
mbështetur këto pretendime.

Presidenti amerikan, Donald
Trump ka refuzuar që ta pranojë humbjen në zgjedhje dhe vazhdimisht ka bërë
akuza të pabazuara se zgjedhjet u manipuluan dhe është zotuar se do të vazhdojë
të luftojë për rezultatin zgjedhor.

Ky grup i senatorëve
republikanë tha se kur Kongresi të mblidhet më 6 janar që zyrtarisht ta
certifikojë fitoren e Bidenit, ata do të kërkojnë krijimin e një komisioni të posaçëm
që do të kryejë “një auditim emergjent dhjetëditor” mbi rezultatin e
zgjedhjeve.

Pothuajse 140 republikanë në
Dhomën e Përfaqësuesve po ashtu pritet të kundërshtojnë rezultatet nëpër
shtetet amerikane, gjatë mbledhjes së përbashkët të Kongresit.

Kolegji Zgjedhor amerikan më
14 dhjetor ka konfirmuar fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidencial të vitit
2020. Biden ka fituar 306 vota elektorale, ndërkaq Trump 232.

Zëdhënësi i Bidenit, Micheal
Gwin tha se ky vendim i këtij grupi të senatorëve republikanë është një “teatër
politik”.

Kjo nuk do të ndryshojë faktin se presidenti i zgjedhur Biden do të bëjë betimin më 20 janar dhe këto pretendime të pabazuara tashmë janë hetuar dhe janë hedhur poshtë nga Prokurori i Përgjithshëm i Trumpit, nga dhjetëra gjykata dhe nga zyrtarët zgjedhorë të të dy partive”, tha ai./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Arsenal fitoi ndeshjen e tretë radhazi, Ozil: Ja kush po bën diferencën

Ngjarja e ardhëshme

Shuhet zjarri në “Global” , dëmet materiale janë shumë të madha

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian