Senati amerikan votoi për të tejkaluar veton e Trump-it për shpenzimet e mbrojtjes

Senati amerikan sot votoi për të tejkaluar veton e presidentit Donald Trump për projekt-ligjin e shpenzimeve të mbrojtjes prej 740 miliardë dollarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vota përfundimtare 81-13 është një qortim dypartiak ndaj Trump-it pasi mandati i tij pritet të skadojë më 20 janar kur presidenti i zgjedhur Joe Biden do të marrë detyrën.

Më 23 dhjetor, Trump vendosi veton mbi projekt-ligjin vjetor të financimit të mbrojtjes, duke vepruar sipas zotimit të tij se do të veprojë në këtë mënyrë pas shumë ankesave. Midis tyre, presidenti kërkoi që ligji të përfshijë rishikime të një ligji të lirisë së shprehjes në internet që mbron faqet nga proceset gjyqësore për përmbajtjen e krijuara nga përdoruesit.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët të hënën votoi në me 322-87, ndërsa mori mbështetjen e gjerë dypartiake. Paraprakisht, Senati me shumicë dërrmuese miratoi ligjin 84-13 në fillim të këtij muaji para vetos së Trump-it.

Trump-i gjithashtu ka hedhur poshtë një kërkesë brenda projekt-ligjit që Departamenti i Mbrojtjes të riemërtojë instalimet ushtarake që mbajnë emrin e zyrtarëve të Konfederatës. Konfederata ishte një lëvizje separatiste që luftoi kundër Shteteve të Bashkuara në mes të viteve 1800 për të ruajtur të drejtën e skllavopronarisë.

Bazat, si dhe monumentet që nderojnë figurat nga Konfederata, ishin në shënjestër të protestave publike pas vrasjeve të afrikano-amerkanëve nga policia këtë vit, përfshirë George Floyd në muajin maj.

“Është një përgjegjësi serioze”, tha udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell, përpara debatit.

“Por është gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme, të drejtojmë prioritetet tona të sigurisë kombëtare për të pasqyruar vendosmërinë e popullit amerikan dhe kërcënimet në zhvillim ndaj sigurisë, brenda dhe jashtë vendit”, shtoi ai.

Trump ende nuk ka reaguar ndaj votimit, por në fillim të kësaj jave ai shkroi në Twitter se “udhëheqësia e dobët dhe e lodhur Republikane do të lejojë që Ligji i Mbrojtjes të kalojë”.



. .

Ngjarja paraprake

Titulli i 34-të i Realit në La Liga

Ngjarja e ardhëshme

Pa organizime për Vitin e Ri, Komuna e Preshevës paratë i destinon për t’i ndihmuar të varfrit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian