Sëmuret norvegjezi që dokumentoi krimet serbe në Kosovë, tregon si i ndihmuan në aerportin e Prishtinës

Dokumentuesi i krimeve të shtetit serb gjatë luftës në Kosovë, Josef Martinsen i cili po qëndronte për një kohë në Kosovë ka bërë të ditur se po përballet me disa probleme shëndetësore.

Martinsen ka rrëfyer për ndihmën që iu dha nga miqtë e tij në Kosovë, në mënyrë që të udhëtonte drejt Norvegjisë pasi nuk ishte në gjendje të mirë.

“Përshëndetje, miq dhe familjarë, ja një tregim për të qeshur. Të shtunën më 23 prill të 2023, herët në mëngjes dërgova një mesazh dhe thas që isha sëmurë, mbase nuk po mendoja kthjellët por isha në dijeni që diçka s’ishte mirë me mua. Mesazhi rezultoi në një biletë fluturimi nga Tina mbesa ime në fluturimin e parë e të hënës mbrëma, mikja ime nga Kosova, Cheryl Johnson në Afrikë të Jugut pa mesazhin tim dhe thirri mikun e saj Bujar Gusharin i cili mban një punë menaxheriale në aeroportin e Prishtinës dhe i tha se duhet të kaloj shpejt e shpejt përmes kontrollit të trafikut pasi isha sëmurë. Kur u takuam për të kaluar, Bujar Gashi ishte gati dhe më udhëzoi përmes kontrollit shpejt.” – ka shkruar ai në Facebook.

Martinsen ka treguar se gjendja shëndetësore e tij nuk është shumë e mirë aktualisht, pasi që po përballet me rrahje të zemrës të parregullta, probleme me shpinë që mund t’ia paralizojën të dyja këmbët dhe me ecje të paqëndrueshme.

“Gjendja ime shëndetësore nuk është shumë e mirë për momentin dhe tash po ekzaminohem në Spitalin e Norvegjisë për simptoma të Tia-s, për zemër të parregulltë, një problem me shpinën që paralizon të dyja këmbët dhe me ecje të paqëndrueshme. Falënderoj të gjithë që më ndihmuan të shkoj në shtëpi, Ridvan Pakashtica më voziti deri në aeroport. Kompania e sigurimeve IF më mbuloi biletën kthyese të aeroplanit. Kur koka të më kthjellet, do të kthehem me një mesazh nga ligjërata ime në Akademinë e Kosovës.” – u shpreh ai.

Story i mëparshëm

Berisha tregon arsyen e vetme pse do bashkëpunonte me Ramën: Për faj të Bashës kemi humbur 3 Bashki

Story i radhës

QUINT-i: Moszbatimin i vendimit për Manastirin e Deçanit, pengon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Të fundit nga