Sëmundjet të cilat lidhen me gjendjen e vazhdueshme të urisë

Sëmundjet të cilat lidhen me gjendjen e vazhdueshme të urisë

Nëse ndiheni gjithmonë të uritur ka dy arsye që shpejgojnë këtë gjendje. Përkundër arsyes fizike ajo emocionale me shumë gjasa ka më shumë ndikim në psikologjinë tuaj. Pikë së pari kontrolloni kalendarin. Nëse jeni përpara ciklit menstrual vështirë se mund të ngopeni. Mund të hani sa për dy e për tre e sërisht ndiheni të uritur. Kjo ndodh për shkak të uljes së niveleve të progesteronit disa ditë përpara periodave.

Nëse kjo çka thamë më sipër nuk justifikon faktin qe ju jeni gjithmonë të uritur atëherë stresi i vazhdueshëm apo ankthi po vënë në lojë receptorët e trurit të cilët transmetojnë ndjesinë e ngopjes.
Stresi mund të shkaktojë rritjen e hormonit kortizol, i cili, nga ana tjetër ul nivelet e sheqerit në gjak. Kjo gjendje shkakton ndjesinë e urisë pasi trupi juaj kërkon energji.

Marrja e disa medikamenteve të caktuara mund të shkaktojë gjithashtu ndjenjën e urisë. Kjo e fundit mund të jetë një efekt anësor i një gjendje mjekësore, të tille si: mosfunksionim tiroide, diabeti, ose depresioni.

Ngjarja paraprake

Gjoba nga 20 euro për 8 funksionarët e BDI-së që morën pjesë në ditëlindjen e Ahmetit

Ngjarja e ardhëshme

Surpriza e natës së sotme – eleminohet nga Kupa e Mbretit Atletico Madrid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian