Semazenët me shekuj i magjepsin njerëzit

ABDULLAH COŞKUN

Ndjekësit e Mevlana Celaleddin-i Rumi, prijësit të rrugës Mevlevi në Sufizëm, tërheqin vëmendjen e shikuesve me ritualet e semazenëve (dervishët rrotullues), një ndër simbolet më të shquar të Mevlevizmit si dhe me zakonet e veshjes.

Stili i jetesës së këtyre semazenëve, zakonet e veshjes dhe përkujtimi i Allahut (rituali sema) ofrojnë një festë vizuale me bukuri të ndryshme. Thirrja “eja” e njohur botërisht e Mevlana-s, vazhdon si një moto më e madhe e Mevlevizmit dhe semazenëve.

Drejtori i Ansamblit Muzikor Turk Sufi i qyteti Konya pranë Ministrisë turke të Kulturës dhe Turqizmit dhe Shehu Fahri Özçakıl, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) theksoi se ceremonitë e këtij viti organizohen me temën “koha e dhurimit”, duke potencuar edhe pse në rituali sema do të mungojnë publiku ata do të përkujtojnë Allahun.

“Sema është përkujtimi i Allahut. Brenda ritualit sema gjenden shumë kuptime”, tha ai.

Özçakıl thotë se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) këtë vit po përjetojnë një vit të hidhur.

Rituali sema pasqyron filozofinë e Mevlevizmit

Rituali sema, i kryer në ceremonitë ku përkujtohet Mevlana, përmban simbole të rëndësishme që pasqyrojnë filozofinë themelore të Mevlevizmit. Sema në përgjithësi shpreh formimin e universit, ringjalljen e njeriut në gjithësi, veprimin e tij me dashuri për Allahun dhe orientimin e tij drejt “njeriu i përsosur” duke kuptuar robërinë e tij.

Edhe rrobat që dervishët mevlevi që i realizojnë këto rituale i kanë veshur gjatë shekujve janë ndër simbolet e rëndësishme të kësaj filozofie. Hazret Mevlana po rrotullohet me këtë entuziazëm, duke menduar se të gjitha qeniet e gjalla dhe jo të gjalla në univers janë brenda një rrotullimi dhe se ky rrotullim nuk bëhet zbrazët, por bëhet duke e përkujtuar Zotin e Plotfuqishëm.

Sipas zakoneve të veshjet, të gjitha rrobat puthen

Semazenët para se të fillojnë me ritualin, rrobat e tyre i veshin sipas një renditje rigoroze dhe qetësi. Fillimisht ata veshin këpucët e tyre prej lëkurës të quajtur “mest” duke i puthur. Pastaj këmisha pa krahë e quajtur “tennure” gjithashtu veshet duke e puthur. Ndërsa më pas një rrip i quajtur “Tığbent” me të cilin lidhet tennure.

Procesi i radhës është një rrip i zezë i quajtur “Elif-i Mehmet”. Ndërsa pasi veshet një këmishë e jashtme e quajtur “Destegül”, mbi sup vendoset pelerina. Më në fund kapuç i quajtur “sikke” e përfundon veshjen.

Në puthjen e të gjitha rrobave ekziston një kuptim i vlerësimit të gjithçkaje në univers, të gjallë dhe jo të gjallë, që u shërben qenieve njerëzore.



.. .

Ngjarja paraprake

Ekspozitë e Dita Starova Qerimit/ Lulëkuqet, shpresë në këtë kohë pandemie

Ngjarja e ardhëshme

Gazmend Haliti - dy dekada trajner, shembull se si punohet me kategoritë e reja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian